×
  • Show Time
  • Show Time

    Genci uron për “bashkim” në Ditën e Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 21:51

    Genc Prelvukaj sonte ka uruar për bashkim popullin shqiptar, derisa Kosova po e feston 12 vjetorin e Pavarësisë së saj nga Serbia.


    Reperi, i cili kohëve të fundit është pranuar në studime të doktoraturës për histori në Zagreb, dëshiron që ta sheh Kosovën dhe Shqipërinë dhe shqiptarët të bashkuar një ditë.

    “Dukagjinet kishin territorin e vet dhe flamurin e tyre, Muzakajt dhe Topiajt po ashtu, Spanet dhe Jonimet kishin principatat e veta dhe stemën sikurse Zenebishtet, Kastriotet, Arianitet, Balshajt etj. Megjithatë, shekuj pas shekujve, kufijtë u zhduken, stemat u shkrinë, familjet feudale ranë, principatat me nuanca shteti shkuan dhe mbi gërmadhat e tyre qëndroi një popull”, një popull ka shkruar ndër të tjera Genci.

     

    View this post on Instagram

     

    Dukagjinet kishin territorin e vet dhe flamurin e tyre, Muzakajt dhe Topiajt poashtu, Spanet dhe Jonimet kishin principatat e veta dhe stemen sikurse Zenebishtet, Kastriotet, Arianitet, Balshajt etj. Megjithate, shekuj pas shekujve, kufinjte u zhduken, stemat u shkrine, familjet feudale rane, principatat me nuansa shteti shkuan dhe mbi germadhat e tyre qendroi nje popull. Me pas u forcua koncepti i perkatesive fisnore. Dikush Shale e dikush Berishe, njeri Kastrat e tjetri Grude, nje bjeshke Shkrel e tjetra Kelmend, e keshtu me radhe. Edhe ato kishin bajraktare, norma te dallueshme ligjore e territor por serish nje etni ishte mbi ta. Edhe sot, jetojme me disa specifika te ndryshme, ne disa shtete, me stema e rregulla jo te njejta juridike, por serish mbi te gjitha keto eshte nje popull. Si permbledhje, asnje force, rrethane apo krijese politike nuk i ndau shpirterisht shqiptaret dhe asnje e tille nuk do ti ndaje kurre. Stuhite vijne e shkojne. Ato me pare na marrin shpirtin se sa ndjenjen mbi te cilen u formuam : ndjenjen e te qenit shqiptar. Keshtu qe festa e sotme e Shkurtit, sikurse festa e mevonshme e Nentorit jane festa te tere shqiptareve sepse ne te dyja rastet shporrem pergjithmone pushtues e sundues nga tokat qe historikisht na takuan si komb. Urime, sic e kemi ne kulture : me dore ne zemer ????

    A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!