×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjira tjetër kërkim falje Melindës: Më fal nga zemra

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 17:50

    Gjira shkaktoi shumë polemikë. Ajo kritikoi Melindën për rikthimin në muzikë disa muaj pas vdekjes së nënës së saj, referuar projektit “Qa din ti”.


    Më pas ajo fshiu reagimin por nuk u zmbraps nga qëndrimi.

    “Khuu çka shkaktoi ky status, paramendo cka kish ndodh me bo une hala muzikë. E sqaruam privat prandaj e fshiva por kjo nuk do të thotë që ndërrova mendjen. Besoj që gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta si nënë që jam vet u habita shumë nga ky gjest i shpejt. Sidoqoftë ka raste në jetë kur është okay mos me u shitë ‘cool’. Në këtë botën virtuale që po dojmë çdo kusht me u dokë të palënduar, preferoj vërtetësinë. Muzika është për opinion, shyqyr që se kemi të gjithë të njejtën” – është shprehur Gjira.

    Por, mesa duket reflektimi nuk ka qenë i plotë.

    Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo edhe sot i ka kërkuar falje Melindës.

    “”Të jesh e fort do të thotë edhe ti kërkosh falje një personi kur gabon. Këto ditë kam mendu për fjalët që i kam shprehë rreth Melindës. Melinda, më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet tua. S’ka qenë qëllimi im me të lëndu ap me të ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra.” – është shprehur Gjira, transmeton prive.

    “Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar. Për gjithë ata njerëz që kanë qenë pro apo kundër meje apo më kanë kërcënuar, nuk më interesojnë dhe s’kanë aspak ndikim” – e ka përmbyllur reagimin e saj këngëtarja që është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!