×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish e dashura e Butrint Imerit e thotë troç për ndërhyrjet e saj: Do të bëjë se s’më interesojnë njerëzit

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 12:02

    Kësaj here, në rubrikën e Dojna Memës “Një ditë me Dojnën”, do të jetë moderatorja e njohur Kiara Tito.


    Kiara është një ndër personazhet më të komentuar në media jo vetëm për jetën private, por së fundmi edhe për ndryshimet në pamjen e saj.Kiara ka bërë buzët dhe s’ka ngurruar ta pranojë këtë publikisht.

    Dojna Mema i ka bërë asaj disa pyetje nga fansat dhe njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht me ndërhyrjen në buzë.

    “Pse i ke bërë buzët se duken jo origjinale.”- ishte pyetja të cilës Kiara iu përgjigj:

    “Është e drejta ime t’i bëj dhe do t’i bëj sepse nuk më intereson fare çfarë thonë njerëzit.”, duke sqaruar njëherë e mirë këdo që kishte pikëpyetje mbi ndërhyrjet e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!