×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente në Kroaci

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 13:33

    “Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq teksa vendit tim i ndodhin gjëra kaq të këqija. Politika është dashuria ime e dytë.


    Ka vendosur të kandidoj për presidente,” shkroi ajo në faqen e Instagramit.

    Ava Karabatic, një ish modele e Playboy, TV realit dhe artiste nga Kroacia ka vendosur të kandidojë për presidente e vendit. Ajo thotë se ka një platformë të gjerë që synon të kapë votën e të rinjve.

    Pjesë e kësaj platforme janë rritja e eksporteve dhe ulja e importeve, shtimi i vendeve të punë spër të rinjtë, hyrja në zonën Shengen dhe ndalimi i abortit pasi embrioni është gjashtë javësh.

    Po ashtu, ajo do të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin që punonjëset e seksit të jenë të sigurta dhe të paguajnë taksa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!