×
  • Show Time
  • Show Time

    Jennifer Aniston kërkon që të mos votohet Kanye West për president

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 8:18

    Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Aniston, ka kërkuar nga fansat që të mos e votojnë Kanye West në zgjedhjet në SHBA.


    Reperi në nëntor besohet se shpenzuar rreth tre milion dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime, shkruan DailyStar.

    Kështu në një postim në rrjetin social Instagram, Aniston ka kundërshtuar votimin ndaj tij, duke bërë thirrje se zgjedhjet nuk janë qesharake.

    Ajo po ashtu ka bërë të ditur se mbështetë kandidatin Joe Biden, teksa shpjegoi edhe arsyen e një veprimi të tillë.

    Jennifer kishte ndarë edhe imazhe ku shihej duke votuar, ndërsa përmendi se votoi që shteti të bashkohej.

    “Votova për Joe Biden. E dorëzova fletëvotimin, e mbusha herët. Unë votova pasi në këtë moment shteti është më i ndarë se kurrë më parë”, ka shkruar aktorja.

    Përkundër thirrjeve të saj të mos e votojnë Kanye, ky i fundi gjatë kësaj jave kishte zbuluar kampanjën presidenciale, ku shpjegonte se çfarë do të bëjë nëse do zgjidhej president.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!