×
  • Show Time
  • Show Time

    Kaq ishte, fejohet ish e dashura ruse e Don Xhonit

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 11:34

    Modelja ruse, Ariana Lirey, ka zënë një vend në showbizin shqiptar e faqet rozë. Kjo pasi për një vit ka qenë në një romancë dashurie me reperin nga Drenica, Don Xhon.

    Lidhja e tyre mbaroi këtë vit, gjersa dyshja siç u pa nuk janë ndarë në një mënyrë të mirë.

    Ariana duket se i ka dhënë fund beqarisë në bazë të një imazhi që ka shpërndarë së fundmi me ndjekësit në InstaStory.

    Ajo ka publikuar dorën e saj me të një mashkulli, ku shihen duke prezantuar unazat e fejesës.

    “Okej. Tani ka mbaruar”, tha ajo.

    Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse kjo gjë është e vërtetë apo thjesht një moment për të marrë vëmendje nga modelja e njohur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!