×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu argëtohet vajza e Trump me muzikë serbe në Beograd

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 11:18

    Vajza e njeriut më të fuqishëm në botë, presidentit Donald Trump, po qëndron në Beograd dhe duket se po e shijon.


    Në një video të publikuar nga vetë ajo, e të shpërndarë nga mediat serbe, ajo shihet teksa argëtohet në Beograd me muzikë serbe, transmeton Reporteri.net.

    Tifany Trump në Beograd po qëndron me të dashurin e saj, Michael Bulos, dhe akoma nuk është bërë e ditur arsyeja e qëndrimit.

    Sipas mediave serbe, ajo po shihet e harmonizuar me Beogradin dhe po shpenzon kohë të mirë aty, duke u përcjellur edhe me shumë buzëqeshje.

    Sidoqoftë, vajza e vogël e presidentit Trump shkoi dje në Beograd dhe planifikon të qëndrojë për 11 ditë./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!