×
  • Show Time
  • Show Time

    Kinezët këndojnë këngën e Alban Skënderajt, kreu i Tiranës ngacmon Noizyn

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 16:17

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një video të disa nxënësve kinezë që kanë mësuar shqipen. Madje ata këndojnë edhe këngën e Alban Skënderajt.


    “Eci në Kinë me 30 vetë @albanskenderaj se mos e merr vesh @noizy sa fansa ke në Kinë se na fike”, shkruan Erioni bashkëngjitur me videon.

    Ndërkohë prapa korit ndodhet një tabelë mirëseardhje për Veliajn: “Pekini i uron mirëseardhje Kreut të Bashkisë së Tiranës”. Nuk ka munguar as komenti i Alban Skënderajt: “Po mirë, s’qenkemi keq! 1/4 e botës e paskemi të siguruar”, shkruan Albani.

    Ndërsa Noizy ka shpërndarë disa emoji me të qeshura dhe duartokitje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!