Kryeministri pa komplekse, rrëfimi i Haradinajt për të dashurën e tij para se të njihej me Anitën

Ju të gjithë e njihni bashkëshorten e Ramush Haradinajt, Anitën.


Çifti Haradinaj janë martuar para shumë vitesh dhe kanë tre fëmijë.

Ata janë njoftuar gjatë kohës sa Anita ishte gazetare kurse Ramushi kryetar i AAK-së.

Nga takimet zyrtare nisi edhe lidhja mes tyre që u kurorëzua me martesë.

Por para se të dashurohej me Anitën, Haradinaj kishte një të dashur tjetër me të cilën kishte mbajtur lidhje të gjatë, shkruan Magazina.al

Haradinaj u njoftua me Joanna Carsson me të cilën krijuan një lidhje e cila zgjati për disa kohë.

Haradinaj, siç ka treguar vet në librin “Rrëfimi për luftën dhe lirinë”, ka bashkëjetuar me Joannën.

Madje lidhja mes tyre nuk është shkëputur as kur Haradinaj la perëndimin dhe erdhi në Kosovë për t’iu bashkuar luftës për liri.

Në fotografitë e publikuara në librin e shkruar nga Bardh Hamza shihet se e dashura edhe gjatë luftës ka ardhur dhe ka takuar Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit.

Lidhja mes Haradinaj me Carsson ka vazhduar edhe pas luftës, por më pas ajo ka marrë fund.

Tash çifti Anita dhe Ramushi kanë krijuar një lidhje të përsosur duke u bërë model edhe për të tjerët.