×
  • Show Time
  • Show Time

    New York Times shkruan për Majlinda Ademin: Një rap-artiste europiane që duhet ta njihni

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 15:28

    Gazeta prestigjoze amerikane “The New York Times” ka publikuar listën me 15 artistë europianë që ndoshta bota nuk i njeh, por duhet t’i njohë.


    Ndër ta, renditet edhe Melinda Ademi, si përfaqësuese e Kosovës dhe rekomandim për ata që pëlqejnë muzikën e Cardi B e Nicki Minaj.

    “Edhe pse ka një popullsi të vogël, Kosova po luan një rol të rëndësishëm në pop sot, falë yjeve si Dua Lipa dhe Rita Ora”, shkruan New York Times.

    Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi rebelët shqiptarë nisën luftën për pavarësi kundër Serbisë, gjë që shkaktoi një krizë masive refugjatësh. Ademi u lind në Gjermani dhe jetoi atje deri kur familja e saj fitoi leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Tani, në të njëzetat e saj (refuzoi të tregonte moshën ekzakte), ajo ka çarë në Kosovë dhe ka ndërtuar një karrierë në muzikë.

    “Ademi ka dashur gjithnjë të këndojë, madje konkurroi në ‘American Idol.’ Por, së fundi, zbuloi se mund të bënte rap. Kjo e shtyu të hedhë hapin. ‘Po përpiqesha të krijoja këngë, dhe kuptova që më tërheqin më shumë meloditë dhe tingujt shqiptarë,’ tha ajo. ‘Thjesht vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia të vija këtu.’

    Arritjet e grave në rap s’janë mirëpritur nga kushdo, ama. Muajin e shkuar, Ledri Vula, gjithashtu yll rapi nga Kosova, tha në një intervistë televizive, ‘Edhe vajzat dinë të bëjnë rap, diçka nuk shkon.’

    ‘Nuk di t’i përgjigjem deklaratës së tij apo qëllimeve pas saj,’ tha Melinda kur iu kërkua një koment. ‘Por mund të flas për klimën muzikore këtu, dhe ne, vajzat, po bëjmë namin.”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!