×
  • Show Time
  • Show Time

    Një vit nga vdekja e Adem Mikullovcit

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 12:47

    Aktori i njohur ka ndërruar jetë me 15 shtator vitin e kaluar.


    Adem Mikullovci, kishte ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

    Lajmi për vdekjen e tij ishte konfirmuar nga bashkëshortja përmes rrjeteve sociale.

    Ndryshe, Mikullovci ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike.

    Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

    Në vitin 2017, Mikullovci ishte zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kujtojmë se, pas vetës ka lënë një krijimtari të suksesshme me role të shumta në filma të ndryshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!