×
  • Show Time
  • Show Time

    Njerëzit janë të bindur që Kim ka nisur romancën e re, por me kë?

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 18:35

    Kim Kardashian e ka lënë pas divorcin me Kanye-n dhe nga thashethemet e fundit është gati për romancën e re. Interneti është thuajse u bindur për burrin e radhës që do të shohim krah Kim-it.


    Bëhet fjalë për Van Jones, moderator në CNN, komentator politik dhe gjithashtu avokat. Roli i tij si avokat është elementi më i rëndësishëm që e bashkon yllin e Instagram-it me të, duke qenë se interesat e tyre janë të përbashkëta dhe Kim po përgatitet për të mbrojtur diplomën e saj.

    Në fakt, thashethemet për ata të dy nisën që në janar, por Kim dhde Van Jones kanq qenë miq prej kohësh. Gjithsesi tani, ndryshe nga më parë, si Kim ashtu edhe Van Jones janë single, prandaj shanset për një histori të re janë më të mëdha.


    Deri tani thuhet se dyshja ka një kimi të veçantë dhe kalojnë shumë kohë duke folur bashkë. Ka nga ata që mendojnë se Van është kombinim shumë herë më i mirë se Kanye për të. Sidoqoftë, zërat që pohonin po të njëjtën gjë në shkurt, u mohuan kategorikisht nga përfaqësues të Kim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!