×
  • Show Time
  • Show Time

    Olta në gjendje të dehur, nuk përmbahet dhe puthet në buzë me Dean

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 11:58

    Episode interesante janë krijuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pas nominimit të Kiarës me Oltën.

    Olta dhe Dea e kanë kaluar natën e djeshme së bashku në suitën e improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

    Në një moment teksa qëndronte në suitë me Dean, kjo e fundit i puthi këmbën ndërsa Olta e puthi në buzë. Pranë tyre ishte dhe Keisi, e cila i tha: “Duhet të iki unë tani”, por vajzat e kaluan me të qeshur.

    Më pas, teksa komentonin deklaratat e Luizit se do të linte shtëpinë, Olta tha se janë në një garë dhe s’ka pse bën paralajmërime të tilla.

    “Le të rrijë me Kiarën tani se na çau b****. Na mërizti tani, Kiara Kiara. Tani jemi në një garë, çfarë ke që bën kështu? Okej rri se dal unë se nuk më plas fare, iki në Bali aty e s’më plas fare”, tha Olta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!