×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas sherrit me Fationin, reagon për herë të parë konkurrenti i ri i “Për’puthen”

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 12:31

    Në puntatën e një dite më parë në “Për’puthen” ndodhi një situatë e paprecedentë. Konkurrenti më i ri i emisionit, Erisi u kap me Fationin. Fillimisht debati nisi me fjalë, madje edhe banale.


    Pas transmetimit të kësaj puntate, Fationi zbuloi se kishte marrë vendimin që të largohej nga reality show.

    Ai falënderon autoren e emisionit, Olsa Muhametin, opinionistin Arjan Konomi dhe prezantuesen, Bora Zemani.

    Nga ana tjetër, edhe konkurrenti i ri ka vendosur që të reagojë në lidhje me ngjarjen e pazakontë. Ai kërkon ndjesë dhe shpreson që të mos ndodhet në një situatë të tillë sërish.

    “Kërkoj ndjesë për situatën e sotme që doli jashtë kontrollit, për një sjellje që nuk duhet shfaqur në programe televizive si një shembull i keq për publikun. Shpresoj të mos ndodhem sërish në një situatë të tillë. Respekt për të gjithë ju që më keni përkrahur”, shkruam Erisi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!