×
  • Show Time
  • Show Time

    Përfundojnë xhirimet e ‘La Casa de Papel 4’ – kur do të jepet premiera?

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 15:01

    Kanë përfunduar xhirimet e vazhdimit të katërt të serialit hit “La Casa de Papel”.


    Aktroja spanjolle Esther Acebo, e njohur në serial si ‘Stokholm’, ka qenë ajo që ka dhënë njoftimin për mbylljen e xhirimeve të pjesës së katërt të serialit spanjoll më të shikuar në botë.

    Sezoni i 4 i “La Casa de Papel”, sikuese edhe ai i treti që u publikua para disa javësh, do të shfaqet ekskluzivisht në platformën ‘Netflix’, shkruan Reporteri.net.

    Deri më tani, Netflix nuk ka dhënë ndonjë datë për premierën e sezonës së re të serialit, përveç se kanë konfirmuar se do të ketë vazhdim.

    Se seria duhet të vazhdojë, është kuptuar edhe nga episodi i fundit i pjesës së tretë, pasi banda nuk ka përfunduar ende grabitjen e re që nisi për të detyruar autoritetet spanjolle për ta liruar personazhin ‘Rio’. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!