×
  • Show Time
  • Show Time

    Përsëri ajo, Kinsey Wolanski ndërpret garën e skijimit me pankartë për Kobe Bryant

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 12:57

    Pas hyrjes spektakolare në finalen e Ligës së Kampionëve, Kinsey Wolanski ndaloi garën e skijimit për kupën e botës me një pankartë për Kobe Bryant.


    Në vitin 2019, Kinsey Wolanski hyri në mes të fushës teksa po zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve, ndërsa tani ndërpreu garën e skijimit për Kupën e Botës në Austri, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

    Hyrja e Wolanskit vitin e kaluar në fushën ku po zhvillohej ndeshja Liverpool-Tottenham në Madrit u bë virale.

    23-vjeçarja ishte në qendër të vëmendjes edhe një herë, pasi ndaloi sllallomin e meshkujve në Kupën Botërore të Skive në FIS në Schladming, Austri, të martën në mbrëmje.

    Skiatori italian, Alex Vinatzer nuk e kishte vërejtur Wolanskin e cila kishte hyrë me pankartën ku shkruhej “Prehu në paqe Kobe”, për legjendën e NBA, i cili vdiq bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, pas aksidentit tragjik me helikopter në Kaliforni, të dielën.

    Vitin e kaluar, Wolanski doli në fushë në fund të Ligës së Kampionëve, për të promovuar faqen e internetit faqen e internetit “Vitalu Uncensored”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!