×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet fotografi e rrallë e Arta Nitaj kur ishte maturante

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 17:23

    Ajo padyshim është një nga modelet më të komentuara të momentit.


    Flasim për Arta Nitaj e cila që nga lidhja e dashurisë me Endrit Thaçin u bë një emër i njohur për publikun kosovar, shkruan Reporteri.net.

    Modelja përmes pozave joshëse që servon në Instagram, ka arritur të mbledh plot 300 mijë ndjekës.

    Por, të kthehemi pas në kohë, kur Arta Nitaj ishte maturante.

    Në dy fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale, modelja duket krejtësisht ndryshe nga ajo që e shohim sot në fotografitë që publikon.

    Ndryshe, Nitaj që nga lidhja me Endritin, ka qenë mjaft e rezervuar për jetën e saj private sa i përket sferës së dashurisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!