×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora kthen edhe një herë vëmendjen e botës kah Kosova

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:38

    Rita Ora është rikthyer në shtetin ku ka lindur, në Kosovë, në një mision humanitar me Soccer Aid. Vizita e saj në vendlindje ka kthyer vëmendjen e mediave botërore kah Kosova. Madje, e përditshmja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të gjatë Ritës dhe aktivitetit të saj humanitar, dy ditorë në Kosovë, shkruan Reporteri.net. 


    Icona 28-vjeçare britanike, e cila ka qenë një aktiviste dhe avokate e bamirësisë globale që nga viti 2013-të, ka befasuar më shumë se 400 fëmijë në eventin e Activate në kryeqytetin e Prishtinës të mërkurën pasi mbërriti në vend herët këtë javë, shkruan Dailymail.

    Vizita e këngëtares në vendin Europian, e cila është në krah të Ndihmës së Futbollit për Unicef-in 2019, pa yllin e popit të kalonte kohën duke takuar të rinjtë që ishin të mbështetur nga UNICEF, përcjellë në shqip Reporteri.net, artikullin e të përditshmes britanike.

    Duke shprehur ngazëllimin e saj ajo është shprehur: ‘Unë jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë dhe e nderuar që kam takuar fëmijë dhe familje të mbështetura nga UNICEF-i’.

    Kujtojmë që edhe mediat tjera të mëdha botërore kanë raportuar për vizitën e yllit kosovar në Kosovë.

    Ngjarja vjetore e ndjekur nga Rita Ora të mërkurën, synon të promovojë iniciativa të reja që zhvillohen nga të rinjtë e përfshirë në programin e fuqizimit të të rinjve UPSHIFT.

    Programi synon të ndihmojë komunitetet që janë në disavantazh përmes një kombinimi të trajnimit, mbikëqyrjes dhe financimit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!