×
  • Show Time
  • Show Time

    Sara Hoxha ndalohet nga Policia e Kosovës, kjo është arsyeja

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 10:21

    Influencuesja e njohur shqiptare, Sara Hxoha, njëherësh partnerja e reperit Ledri Vula, e ka kaluar pasditen e së martës në Prishtinë.


    Ajo është parë në shëtitje te Rruga B në lagjen Mati 1 të kryeqytetit, ku kishte dalë për shëtitjen e fëmijën e saj.E teksa në një moment u ndal me makinen e saj, Sara parkoi në një vend të gabuar.

    Ajo e la veturën mbi vijat e këmbësorëve, dhe policët e rendit iu afruan dhe e gjobitën për veprimin e bërë.

    Megjithëse ishte paralajmëruar nga kalimtarët e rastit që të mos parkonte aty, Hoxha kishte rrezikuar për pak çaste – gjë e cila i kushtoi me një gjobë nga Policia e Kosovës.

    Telegrafi ka siguruar disa fotografi nga momenti ku shihen policët teksa shkruajnë dënimin për influencuesen e rrjeteve sociale.

    Tentativat për një dakordim me policinë për t’i shpëtuar gjobitjes, duket të kenë qenë të kota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!