×
  • Show Time
  • Show Time

    Shtyhet gjyqi, gjykata: Ekoja nuk mjafton për të vërtetuar shtatëzaninë e Fjolla morinës

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 11:24

    Pas arrestimit në pikën kufitare të Morinës pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina doli mëngjesin e sotëm para gjykatës.


    Seanca gjyqësore nuk zgjati shumë dhe u shty për sot në orën 13:00, kur edhe do të jepet verdikti i gjykatës.

    Kujtojmë se Fjolla u ndalua dhe u arrestua nga policia, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete dhe disa fishekë.

    Në pamjet e siguruara nga “Abcneës” shihet momenti kur këngëtarja është shoqëruar nga forcat e policisë në gjykatë, pa pranga dhe me maskë, duke respektuar masat anti-Covid.  Burime për këtë media bëjnë me dije se ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të, ndërkohë sot organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, me shumë gjasë për faktin se Fjolla ka rezultuar shtatzënë pas kontrollit mjekësor. Pavarësisht kësaj, prokuroria e ka vënë në dyshim faktin se ajo është shtatzënë, pasi sipas tyre një eko s’mund ta vërtetojë këtë gjë. Është kërkuar që në seancën gjyqësore të orës 13:00 të paraqitet gjinekologu.

    Mësohet se këngëtares i është kërkuar të paguajë 5 milionë lekë garanci për ta lënë në arrest shtëpie, ndërkohë që është paraqitur kontrata e qirasë së shtëpisë dhe pritet të bëhen verifikimet e nevojshme.

    Fjolla në dëshminë e saj e ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në automjet ndodhej së bashku me dy persona të tjerë. Ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!