×
  • Show Time
  • Show Time

    Shyhrete Behlulin e presin si “zojë” në Stamboll

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 8:14

    Këngëtarja Shyhrete Behluli vazhdon që të jetë njëra prej këngëtarëve më të përfolura në mediat e Kosovës.


    Derisa jemi mësuar ta shohim në perëndim duke kënduar nëpër mbrëmje të ndryshme, kësaj here Shyhretja ka ndërruar destinacion.

    Këngëtarja nga Mushtishti është parë në Stamboll në një ambient të rrethuar me plot shqiptarë.

    “Mikpritja shqiptare është kudo, në një darkë me shqiptarët e Stambollit. Faleminderit miqve tanë”, ka shkruar Shyhretja në faqen e saj në Instagram.

    Shyrehtja në Kosovë është parë në dasmën e djalit të Remzie Osmanit, derisa ka munguar në dasmën e Gresa Behlulit, vajzën e Shkurte Fejzës, këngëtaren me të cilën është rritur bashkë me të në karrierë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!