×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi publikon fotografi të një buqete me kanabis në Instagram, pyet fansat se kujt do t’ia bënin dhuratë

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 18:42

    Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi është mjaft i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.


    Ai numëron mbi 500 mijë ndjekës vetëm në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shpesh publikon video nga projektet e reja muzikore apo ndonjë fotografi nga përditshmëria.

    Jo të rralla janë raste kur reperi me prejardhje nga Tropoja publikon edhe ndonjë postim satirik për të ngacmuar fansat e tij ose për të rritur disponimin e tyre.

    Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku shfaqe një buqetë të mbështjellë me lule të kanabisit.

    https://www.instagram.com/p/CAxaLl-JKvK/?utm_source=ig_embed

    “Kujt do ia bëje dhuratë këto lule”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

    Një ndër komentuesit ishte reperi nga Prishtina, Skivi, i cili me shaka i është përgjigjur reperit se këtë dhuratë do t’ia bënte vetes.

    Reperët e shumtë të estradës shqiptare përndryshe jo pak herë i kanë kënduar kanabisit dhe lëndëve të ndryshme narkotike në këngët e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!