×
  • Show Time
  • Show Time

    Tokio përmes një fotografie zbulon ‘armatimin’ e ri të bandës së “La Casa de Papel”

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 17:15

    Ursula Corbero e njohur për publikun si Tokio nga seriali i famshëm spanjoll La Casa de Papel, ka treguar ‘armatimin’ e ri të cilin do ta përdorë banda në sezonin e ri që do vijë shumë shpejt.


    Në një fotografi të postuar në rrjetin social Instagram, Tokio shfaqet së bashku me Rio-n, të cilët ironizojnë me armatimin, duke mbajtur në duar disa ‘pengesa’ që përdoren në komunikacion, shkruan Reporteri.net.

    “Të armatosur deri në gjokse, gjithmonë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

    Xhirimet për sezonin e ri të serialit tashmë kanë filluar. Ky është sezoni i 5-të i serialit dhe është paralajmëruar se do të jetë i fundit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!