×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdiq sot në aksident, kështu voziste 300 km/h menaxheri i Azet nëpër rrugët e Kosovës

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 13:52

    Policia e Kosovës ka njoftuar sot se pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndërruar jetë menaxheri i reperit Azet, Sefa Kaya.


    Sefa Kaya ka qenë i njohur edhe më herët për publikun shqiptar, pasi që ka pasur nën menaxhim edhe artistë si Mozzik dhe Loredana Zefi.

    Menaxheri i njohur po qëndronte në Kosovë për pushime, ndërsa rreth orës 05:00 së mëngjesit të sotëm, si pasojë e shpejtësisë së madhe është vetaksidentuar me ç’rast ka ndërruar jetë.

    Ballkani.info ka raportuar para dy ditësh për ardhjen e Sefa Kaya në Kosovë, ku kishte postuar një Instastory me një veturë luksoze duke vozitur rreth 300 kilometra në orë.

    E si duket dëshira për shpejtësinë, ka rezultuar fatale për menaxherin e njohur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!