×
  • Show Time
  • Show Time

    Young Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajati: Kam fshirë çdo gjë

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 12:08

    Në muajin maj dolën lajmet se dy këngëtarët e njohur, Ronela Hajati dhe Young Zerka, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.


    Pasi kaluan të ndarë karantinën, u vu re se ata nuk ndiqnin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

    Zerka në “Shiko kush luan” ishte pjesë e një loje ku duhej ta hapte telefonin për të treguar bisedën e fundit me Ronelën.

    Mbrëmjen e djeshme, Zerka ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kosh Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme.

    Këngëtari e hapi telefonin, mirëpo ai nuk kishte asnjë bisedë. Zerka tha se e ka fshirë numrin e Ronelës, si dhe bisedat me të. “Kam fshirë çdo gjë”, tha ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!