×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A është Turqia një alternativë për Shqipërinë veç BE-së? Flet Rama

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 11:05

    Shqipëria prej vitesh pret një dritë jeshile në rrugën drejt anëtarësimit Evropian, por vonesat vijnë edhe si pasojë e vetë problemeve të brendshme që ka Evropa.


    Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për TV5Monde pasditen e së premtes përpara se të mbante fjalimin në asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

    Por kur u pyet nga gazetarja franceze nëse Shqipëria ka alternativa të tjera, si përshembull Turqia, kreu i qeverisë dha një përgjigje negative. Sipas tij, Turqia është mik i mirë i Shqipërisë prej vitesh tashmë, dhe bashkë me shtete si Greqia dhe Italia, vendi ka partneritet strategjik.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!