×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Tapizë, humbin jetën dy të rinj, plagosen dy të tjera

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 8:46

    Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës.


    Një mjet Audi me targa AA 086 RF, që drejtohej nga 34-vjeçari E.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur disa herë.

    për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe shtetasja 28-vjeçare Rr.Gj., ndërsa kanë mbetur të plagosura edhe dy shtetase të tjera, që ndodheshin në makinë.

    Këto të fundit janë transportuar në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor, që po hetojnë për shkaqet e aksidentit me pasoja fatale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!