×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidentet në Tiranë, qytetarët në “tehun” e vdekjes, policia e kalon me heshtje

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 22:51

    Një ditë më parë, një aksident i frikshëm rrezikoi jetën e disa qytetarëve në qendër të Tiranës. Video e publikuar në media tregoi momentet se si ky automjet tip BMW me targa angleze nuk respektoi semaforin dhe u përfshi në një aksident të rëndë.


    Veç aksidentimit të automjetit tjetër dhe plagosjes së drejtuesit, ajo që bie në sy është dhe rreziku për këmbësorët. 2 prej tyre kalojnë tek vijat e bardha në kryqëzim vetëm pak çaste nga përplasja.

    Prej disa ditësh kryeqyteti është përfshirë në ngjarje rrugore dhe për secilën prej tyre policia njofton paraprakisht për aksidentet. Të tilla ishin dy ngjarjet e kësaj të premteje, në njërën prej të cilave një qytetar u aksidentua teksa qëndronte në trotuar, fare pranë vijave të bardha, dhe tek tjetra u përfshi një efektive.

    Ajo që bën habi nuk janë njoftimet paraprake të policisë, të cilat janë të përditshme edhe për ngjarje fare të vogla, por kur drejtoria e policisë së Tiranës i fsheh ato.

    Një fshehje e tillë ndodhi një ditë më parë në aksidentin pranë Radio Televizionit Shqiptar, ku policia jo vetëm që nuk solli informacion mbi ngjarjen e rëndë që rrezikoi disa kalimtarë por as nuk njoftoi mbi gjendjen e drejtuesit tjetër të mjetit që u përplas nga makina tip BMW.

    Prej kohësh zyrat e shtypit në Polici dhe ministrinë e Brendshme i japin medias vetëm çfarë informacioni ju intereson, ndërsa gazetarët e kronikës janë kthyer në agjentë marketingu të Policisë apo dhe ministrisë së Brendshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!