×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen 7 shqiptarët që vidhnin shkollat në Itali

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 23:22

    Policia italiane në Xhenova ka goditur një grup adoleshentësh shqiptarë, të cilët kanë vjedhur në dy shkolla kompjuterë dhe sende të tjera me vlera të konsiderueshme.


    Mediat italiane raportojnë se policia i gjeti 7 të rinjtë shqiptarë duke fjetur nëpër dhoma me materialet e shkollës që i kishin vjedhur.

    Ata kishin pak kohë që kishin kryer dy grabitjet. Kjo ishte arsye pse policia italiane prangosi 7 adoleshentët shqiptarë nën akuzën e vjedhjes së kompjuterëve të shkollës.

    Adoleshentët ishin të moshës nga 18-20 vjeç dhe me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!