×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin detajet e autopsisë: Murataj u vra në kokë, plumbi nuk gjendet

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 15:01

    Zbardhet autopsia e vrasjes së organizatorit të grabitjes në aeroportin e Rinasit katër ditë më parë Admir Murataj.

    Sipas burimeve të Report Tv, Admir Murataj u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë me një plumb në pjesën ballore të kokës.

    Murataj u vra nga policia në momentin që do të digjte fugonin me të cilin u bë grabitja brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

    Goditja në kokë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Admir Muratajt, por në trupin e tij nuk është gjetur predha me të cilën është vrarë.

    Ai u përcoll dje në banesën e fundit në vendlindjen e tij në Tropojë, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjëri nga shokët e tij, të cilët arritën që të arratiseshin bashkë me milionat e eurove që grabitën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!