×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Denoncimi: Mjekët e ambulancës nuk kanë veshjen specifike për të shoqëruar të dyshuarën me Covid 19

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 23:09

    Ish-deputeti i PD-se Bardh Spahia ka denoncuar mungesën e veshjeve speciale për mjekët për të vizituat rastet e dyshuara me Covid 19.


    Përmes një video dhe një kartele shëndetësore të plotësuar, ish deputeti Spahia thekson se është plotësuar nga personeli mjekësore, cilësohet se “ nuk kam veshje speciale për ta vizituar të sëmurën”.

    Spahia e cilëson këtë një akt kriminal që u bëhet bluzave të bardha të cilëve përveçse rrezikojnë jetën e tyre, bëhen bartës dhe rrezik kontaminimi për kolegët dhe familjarët.

    “Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa kriminale! Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID-19.

    “Siç shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrojtjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!! Dhe siç shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, NUK KA VESHJE SPECIALE PER TA VIZITUAR!!! Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, çka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre? Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale? A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu BARTES i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithë qytetaret????’, shkruan Spahia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!