×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gratë nafëtare në ditën e 7 të grevës, përkeqësohet gjendja shëndetësore

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 10:34

    Gratë naftëtare më Ballsh janë në ditën e 7 të grevës së urisë, ndërsa gjendje e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet. Naftëtarët kanë shfaqur kollë, lodhje fizike, luhatje tensioni dhe probleme me zemrën.


    Ndërkohë, ato janë shprehur se të vendosura se nuk do të ndalojnë grevën deri në momentin që do të gjenë një zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura.

    “Nuk dorëzohemi asnjëherë sa të bëjmë atë kauzën tonë sa të marrim rrogat dhe të kthehemi në punë. Jemi shumë të lodhura, kemi pasur nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, i kemi marrë në telefon”,- tha njëra prej grave.

    Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se ishte i gatshëm të ulej e bisedonte me ato, por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për naftëtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!