×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapen 300 kg kokainë në Durrës, pakot me logo Dior dhe ekipe futbolli: Ku ishte destinacioni

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 17:46

    Janë zbuluar 300 kilogramë kokainë në portin e Durrësit. Sasia e madhe e drogës u gjet në kamionin që vinte tranzit nga Maqedonia e Veriut dhe kishte destinacion Italinë. Mësohet se drejtuesi i kamionit shtetasi Nafiz. A, nga Maqedonia e Veriut, kishte hyrë në vendin tonë nga Qafë-Thana dhe do të nisej ditën e nesërme drejt shtetit italian.


    Gjatë kontrollit në vijën e dytë të pikës kufitare të Portit, pasi u shkarkua sasia e mallit me materiale hekuri, u gjetën 40 pako të cilat ishin ambalazhuar me logon e 6 kompanive të ndryshme, që nga skuadra e basketbollit e deri tek firma të njohura të modës si Dior.

    Policia kufitare po vazhdon punën për peshimin e sasisë së saktë të drogës ndërsa thuhet të jetë një sasi prej 300 kiligramë të llojit kokainë.

    Shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa ka shprehur habinë për sasinë e drogës të zbuluar. Ai pritet që të merret në pyetje në praninë e një përkthyesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!