×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Krah Lindës dhe Zahos, Rama ndan portretin familjar nga spektakli i natyrës në Valbonë

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 21:41

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga Valbona krah bashkëshortes së tij Linda Rama dhe djalit të tyre Zaho.


    Rama thotë se poza është shkrepur në një bujtinë të zonë që është shembull i pasionit për punën në mes të magjepsjes së natyrës.

    “Valbonë, Tropojë – Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë”, shkruan Rama krah fotos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!