×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuvendi e shkarkoi me 104 vota nga posti i presidentit, kështu reagon Ilir Meta

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 15:51

    Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi me shumicë për shkarkimin e tij nga Presidenca.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta duket se e ka marrë me sportivitet shkarkimin, shkruan Reporteri.net.

    Ai shpërndau linkun e lajmit të një pjese të fjalimit të deputetit të opozitës Selami Jenishehri, i cili bëri një gafë dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit.

    “Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, ka shkruar Meta në përshkrimin e lajmit.

    Ndryshe, 105 nga ligjvënësit e Shqipërisë votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër dhe 3 abstenuan.

    Vendimi i Kuvendit tani duhet të shkojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohen minimalisht 5 vota që ai të miratohet dhe që përfundimisht Ilir Meta të largohet nga detyra e kreut të shtetit.

    Ilir Meta ka hyrë sot në histori si Presidenti i parë i shkarkuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

    Postimi i plotë i Metës:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!