×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Manastirliu publikon shifrat: Rreth 243 mijë vaksinime janë kryer në Shqipëri

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 23:10

    Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë vaksinuar kundër koronavirusit 6 mijë e 134 qytetarë.


    Lajmi bëhet i ditur nga ministrja, Ogerta Manastirliu, ndërsa krahasur me ditët e tjera vihet se re ka një rënie.

    Referuar shifrave zyrtare, nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë bërë në total 242,542 vaksinime.

    Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

    Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar 500 mijë persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!