×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me shokun në krah, i zë pritë policit që e arrestoi një natë më parë

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 21:53

    Janë arrestuar dy persona pasi i zunë pritë punonjësit të policisë, që kishte arrestuar një natë më parë njërin nga djemtë.


    Personat janë E.SH., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, tê dy banues në Gramsh. 25 vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë.

    Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke i arrestuar të dy të rinjtë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.SH. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për dy gramshiotët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!