×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mercedesi përplas për vdekje 16-vjeçarin me biçikletë

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 23:46

    Aksident me pasojë vdekjen në aksin Kamëz-Rinas. Një 16-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet tip “Benz” dhe për pasojë ka humbur jetën.


    Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

    Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit A.H, 25 vjeç, banues në Kamëz.

    Njoftimi i policisë

    Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

    Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!