×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Hapni listat 100%, mjaft e degraduat Kuvendin kështu

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 13:04

    Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje sot për hapjen e plotë të listave zgjedhore.


    Në një postim në Facebook, Meta shkruan se pas 12 viteve, qytetarëve u duhet dhënë përsëri e drejta për të zgjedhur deputetët.

    Ai shton se dhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

    “Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.”, shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!