×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një vit nga tërmeti i tmerrshëm në Shqipëri që la të vdekur 51 persona

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 7:57

    Ishte ora 03.56 minuta e mëngjesit të 26 nëntorit, ku tronditja prej 50 sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda në fushën e fatkeqësive natyrore në Shqipëri.


    U bënë një vit nga tërmeti i tmerrshëm, lëkundjet e të cilit morën jetën e 51 personave si dhe plagosi plot 913 të tjerë, si dhe u prekën plot 202 mijë persona në disa bashki.

    Pallate, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie ishte tabloja e asaj tragjedie.

    Orët e para ishin kaotike, pasi shumë njerëz nën rrënoja luftonin mes jetës dhe vdekjes, ndërkohë të tjerëve iu duhej të përballeshin edhe me panikun që shkaktonin post-lëkundjet.

    Solidariteti i vëllezërve, fqinjve dhe miqve nuk mungoi. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave.

    Pas një viti, plagët ende nuk janë shuar. Durrësi dhe Tirana ishin dy prej bashkive më të mëdha që patën pasoja të rënda, por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!