×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pak ditë pas atentatit me tritol në Tiranë, jep dorëheqjen zv.drejtori i Policisë së Tiranës

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 10:44

    Jep dorëheqjen nga detyra zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Arsen Sinomati.


    Mësohet se Sinomati ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare, duke u larguar kështu nga radhët e Policisë së Shtetit. Dorëheqeja e tij erdhi tre ditës pas atentatit të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.

    Kush është Arsen Sinomati?

    Arsen Sinomati mori këtë post të rëndësishëm në vitin 2017 dhe më herët ka qenë shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës.

    Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg.

    Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.

    Po kështu, ai është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund i marrëzisë” në vitin 2013, ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit.

    Arsen Sinomati u shkarkua nga Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm në atë kohë, pasi këtë të fundit, nuk e bindën masat e marra nga komandanti i postës. dosja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!