×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas sherrit me Gjergj Lucën, Luçiano Boçi duket me shenja në fytyrë

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 16:43

    Pas lajmit të sherrit në Elbasan dalin edhe pamjet nga pasojat e sherrit. Luçiano Boçi, kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin u përplas sot fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca.


    Boçi shpjegoi më herët se gjithçka ndodhi në një lokal në Labinot, ku Luca pasi e kishte ofenduar është afruar për ta goditur si dhe e ka kërcënuar me jetë.

    Ndërkohë, Boçi ka dhënë gjithashtu një deklaratë për mediat ku janë të dukshme shenjat në fytyrë pas përplasjes fizike me biznesmenin.

    “Një agresion, nuk është as zoti dhe s’mund ti them as oligark se janë plehra të Ramës që ai i ndërsen. Ky agreson është për motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar. Në dalje ky vjen dhe agreson dhe më pas agresohet dhe tenton goditje, pastaj agravon situatën deri në kërcënim për jetën”, thotë Boçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!