×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD: Qeveria e la personelin mjekësor në mëshirë të fatit

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 13:59

    Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve sot në QSUT. Ai thotë se personeli mjekësor u la në mëshirë të fatit. “Deshtimi i pushtetit qe nuk mendon as per personelin mjekesor.


    21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan. Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar.

    13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre.

    E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t’i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli.

    Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin’ tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!