×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosi tre persona në një lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 11:35

    Policia e Elbasanit ka arrestuar 43-vjeçarin Gentian Mino pasi Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.


    Sipas Policisë, Miho në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar më parë), më 2 gusht 2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.

    Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentinin ligjor të impkimit të këtij shtetasi.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!