×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 22:48

    Besmir Perkola dyshohet të jetë autori i plagosjes së dy vëllezërve Doçaj, ngjarje e regjistruar mbrëmjen e sotme në Bardhaj të Shkodrës.


    Marjan dhe Hoten Doçaj, u qëlluan me armë zjarri, ku mbetën të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Në një reagim mbi ngjarjen, Policia bëri me dije se gjithçka ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

    Ndërkohë rezulton se dy vëllezërit janë kushërinj të parë me Gentian Doçajn, i shpallur në kërkim si një nga organizatorët e rrëmbimit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur një vit më parë në Kamëz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!