×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protestuesit në Fier përplasën me policinë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 20:14

    Protestuesit dhe simpatizantët e opozitës së bashkuar në qytetin e Fierit kanë dalë në rrugë, ndërsa kanë bërë thirrje “Rama ik”.


    Një çast protestuesit në Fier tentuan të çajnë kordonin e policisë, por më pas çdo gjë është normalizuar.

    Krahas bllokimit të rrugëve, simpatizantë të opozitës kanë hapur rrugën për pak kohë duke lejuar kalimin e dy autoambulancave. Teksa simpatizantë dhe anëtarët e opozitës ishin mbledhur të për bllokimin e rrugëve, dy autoambulanca kanë rastisur duke kërkuar kalimin përmes aksit rrugor, i cili po mbahej i bllokuar nga protestuesit.

    Paloka: Protestat do të përshkallëzohen

    Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, tha sot se opozita do të vazhdojë të protestojë, ndërsa paralajmëroi se nëse kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet, protestat do të përshkallëzohet.

    “Kryeministri duhet të tërhiqet sa më parë. Të plotësojë atë kërkesë që sot nuk është vetëm e opozitës, por është gjithë qytetarëve shqiptarë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Ne do të protestojmë dhe do të kërkojmë ndryshim, sepse ajo që na pret është shumë më e keqe sesa qëndrimi dy orë në rrugë. Këto janë sakrifica të vogla që i kërkohen qytetarëve. Ky është një akt, një sinjal që jepet. Nëse Rama do të vazhdojë me arrogancë, qytetarët na kërkojnë me përshkallëzim të situatës”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!