×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetari e vendos flamurin e partisë në shtyllën e tensionit të lartë, kandidati për deputet e duartroket: Ia vlen të rrezikosh jetën

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 11:52

    Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka mbështetur veprimin e rrezikshëm të një qytetari matjan.


    Teksa ka publikuar videon e qytetarit duke hipur në majë të shtyllës së tensionit të lartë për të vendosur flamurin e PD-së, Mziu shkruan se ia vlen të rrezikohet jeta dhe veprimi i tij është shembull.

    “Për të ngritur të mirën dhe për të rrëzuar të keqen ia vlen të rrezikosh. E keqja do të marrë fund me 25 prill. Të gjithë bashkë do ta ndryshojmë Dibrën, Matin, Bulqizën dhe gjithë Shqipërinë. Shembullin na e jep ky qytetar Matjan”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!