×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama iu vendos kushte naftëtarëve: Dilni nga greva që të bisedojmë

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 15:29

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri për grevën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë futur në grevë urie për marrjen e pagave të prapambetura.


    Rama iu ka vënë kusht naftëtarëve, duke thënë se ata më parë duhet të ndalojnë grevën e urisë, më pas ai do të bisedojë më ata për gjetjen e një zgjidhje.

    Po ashtu, kryeministri qartësoi se presioni i naftëtarëve nuk funksionon tek ai.

    ”Në rastin e naftëtarëve, e kam përsëritur edhe sot, s’jemi palë përballë një pale. Ne jemi faktikisht pjesë e një familje, dhe me naftëtarët s’kemi asnjë llogari të hapur apo për të mbyllur, sepse është marrëdhënie private. Por në kushtet kur kanë këto vështirësi, dhe refuzojnë të hyjnë në asistencë shtetërore sipas ligjeve, jemi të gatshëm të qajmë hallin, që as e ka krijuar qeveria, dhe s’kemi shkop magjik. Duhët të dalin nga greva nëse duan të bisedojnë. Grevat bëhen për sensibilizim, ne jemi, s’kemi pse, jemi që nga dita 1. Me ultimatume dhe me presion, me shantazhe, me kërcënime, me forma detyruese, me shprehje paga pastaj ulemi flasim, nuk funksionon. Jam shumë i keqardhur, sepse nuk është aspak e lehtë të flesh jashtë shtëpisë, jam i gatshëm sot në sekondë të bisedojmë me logjikë, gjëja më e lehtë të futesh në grevë, dalin disa në rrugë aty na bëni kanalizime ose do bllokojmë rrugën. Ku jemi këtu? Ne s’po rrimë, po bëjmë gjithçka kemi ne në dorë. Nëse është ndërtuar një qytet i tërë pa leje, atëhere do ketë probleme. Ne kemi bërë dhe do bëjmë kanalizime, por s’bëhen brenda ditës. Me presione s’fitoni me mua. Si xhagajdurët, si njerëzit në hall.”- tha Rama.

    Kujtojmë se Rama prej disa ditësh ka thënë se e kupton hallin e naftëtarëve, por deri më tani qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë ndaj naftëtarëve të cilët qëndrojnë në grevë urie deri në gjetjen e një zgjidhje për të marrë pagat e tyre të prapambetura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!