×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Vilson Tafçiut për pazare droge? Në kërkim një 29-vjeçar

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 11:43

    Vrasja e Vilson Tafçiut dy ditë më parë në zonën e “Astirit” ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes tij dhe autorit të krimit.

    Sipas informacioneve, autori i dyshuar është Noel Dishi, i cili sipas burimeve me viktimën ka pasur konflikt për pazare droge disa vite më parë në Francë.

    “Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T”, thotë policia në njoftimin zyrtar të ditës së sotme, transmeton oranews.

    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!