×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet fotoja, kjo është gruaja që u vra sot në Memaliaj 

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 12:13

    Një grua është vrarë në orët e para të ditës së sotme në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes.


    Antoneta Hoxha 53 vjeç është masakruar duke u goditur me sende të forta në kokë dhe pjesët e tjera të trupit duke ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës në dhomën e gjumit të çiftit. Report Tv sjell pamjet nga banesa e çiftit.

    Në orët e para të ditës së sotme ka qenë burri që ka lajmëruar fqinjët dhe të afërmit e tij për ngjarjen.

    Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë për Report Tv se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak dhe të masakruar në kokë dhe në krahun e majtë, pasi ishte goditur me sende të forta, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë vrarë.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, por nuk është gjetur asnjë armë e ftohtë përveç disa fishekëve, apo shenja grabitje duke bërë që i dyshuari i parë të burri i viktimës, Skënder Hoxha.

    Bashkëshorti është shoqëruar nga policia ku po pyetet nga grupi hetimor. Por, të afërmit e viktimës dhe bashkëshortit përjashtojnë përfshirjen e Skënder Hoxhës në vrasjen e gruas. Ata thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte më parë.

    Report Tv mëson se çifti kishte disa ditë që ishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin. Nuk dihet shkaku i kthimit të tyre në fshat dhe nëse kanë pasur grindje mes tyre. Policia po heton nëse është burri personi që e ka goditur dhe dhunuar apo dikush tjetër. Çifti ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga krimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe Vlorë.

    Flet kunati i gruas që u vra në Memaliaj: Nëse e ka bërë im vëlla të dënohet

    E ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes në Memaliaj, të afërmit e viktimës dhe bashkëshortit përjashtojnë përfshirjen e Skënder Hoxhës në vrasjen e gruas.

    Ata thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte më parë.

    Vëllai i Skënder Hoxhës është shprehur për Report Tv se ‘Çifti kishte marrëdhënie të mira. Nuk besoj se është vëllai im autori. Por nëse është vëllai im, të marrë dënimin e merituar” tha ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!